Fjalë Kyçe

Adelina Ismajli ankohet për bashkëshortin, ja çfarë nuk duron tek ai

Adelina Ismajli ankohet për bashkëshortin, ja çfarë nuk duron tek ai

Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, përtej karrierës së saj në muzikë, e cila pa dyshim ka lënë gjurmë, është ndalur për të na rrëfyer diçka më shumë për Adelinën si një nënë dhe si një bashkëshorte.

Ajo është bërë së fundi nënë e një djali të vogël të quajtur Ulisk, një emër shumë i veçantë, e siç tregon këngëtarja, ka qenë një zgjedhje e Valit, bashkëshortit.

“Emrin ia ka zgjedhur Vali, për shkak të veprës “Iliada dhe Omeri”, ku Uliksi është personazhi kryesor”, u shpreh Adelina.

Ndonëse shumë i vogël në moshë, ajo e ka përshkruar Uliskin si një diplomat, pasi e di mirë se kur ka nevojë të llastohet duhet të shkojë në krahët e babit, e ndërsa kur kërkon qetësi, paqe, sigurisht atë e gjen vetëm në krahët e nënës.

Pyetjes ngacmuese të gazetarit të “Thumb” se çfarë nuk pëlqen tek bashkëshorti, Adelina i është përgjigjur shumë sinqerisht…si çdo burrë edhe Vali është pak i rrëmujshëm, vetëm pak ama, aq sa kur i thuhet që të çojë xhinset në vendin e tyre, ato përfundojnë diku në tualet.

“Ka një ves të keq që i hedh rrobat në çdo cep”, tregoi Adelina. Përveç kësaj ane të “keqe” Vali di të jetë edhe romantik.

Momenti më i bukur, që Adelina e ka veçuar nga të tjerat, është darka surprizë që i ka bërë në buzë të detit, të rrethuar me lule dhe qirinj. “Ka bërë diçka në plazh, kemi ngrënë darkë buzë detit, të rrethuar me lule, qirinj”, u shpreh ajo.