Fjalë Kyçe

Capital T tregon trupin përplot me muskuj

Capital T tregon trupin përplot me muskuj

Capital T ka zhveshur bluzën për të treguar trupin përplot muskuj.

Reperi Capital T i ka publikuar disa foto të reja në Instagram, e në njërën prej tyre shihet rezultati i angazhimeve në palestër, shkruan lajmi.net.

Në foton e postuar Kapo ka treguar muskujt e formësuar e komentet e shumta nga ndjekësit e tij nuk kanë munguar.

Reperi i cili njëherësh është i suksesshëm në muzikë shumë herë ka treguar se me angazhim të madh ia ka dalë që t’i arrijë format e lakmueshme trupore.

Madje pa drojë ka publikuar shpesh foto edhe nga koha kur ishte i shëndoshë.