Fjalë Kyçe

Detaji që vërteton se Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë në lidhje

Detaji që vërteton se Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë në lidhje

Teksa të gjithë flisnin për lidhjen e saj me Feron, Arbenita Ismajli na kishte dhënë një provë vërtet domethënëse për ndjenjat e saj ndaj reperit.

Në një foto të publikuar në muajin dhjetor, modelja simpatike shqiptare mban në qafë një varëse në formë medalioni në të cilën shkruhet emri i saj dhe i reperit: “Fero, Nita”.

Ajo e ka publikuar që më 26 dhjetor foton me varësen që besojmë se është një dhuratë për modelen bukuroshe, ndërsa përkrah saj shkruan:

“Njerëzit duhet të bien në dashuri me sy  mbyllur”

 

Një ditë më parë modelja vendosi ta bëjë publike lidhjen që ka disa muaj që ka nisur, duke publikuar në profilin e saj në Instagram, dy foto bashkë me Feron ku shkruante:

“Me shokun”.

Lidhja e tyre u zbulua në tetor të 2018-s dhe çifti e konfirmoi përmes komenteve në postimet e publikuara në rrjetet sociale.