Fjalë Kyçe

Enca në ‘fron’, me rekordin e ri lë pas artistët e njohur shqiptarë

Enca në ‘fron’, me rekordin e ri lë pas artistët e njohur shqiptarë

Enca Haxhia përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur që ka lënë pas emra të njohur të estradës shqiptare me një rekord të ri.

Enca Haxhia ka arritur rreth 2 milionë ndjekës në Instagram, duke ‘mposhtur’ Noizyn, Ledrin, Luana Vjollcën, e shumë emra të tjerë, shkruan lajmi.net.

“Gjejeni se kush është artistja e parë shqiptare me 2 milionë ndjekës”, ka shkruar Enca.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Enca Haxhia është “Baladë”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.