Fjalë Kyçe

Ja si reagon Eni kur ndjekësit i thonë se lidhja me Gencin nuk do i zgjas shumë

Ja si reagon Eni kur ndjekësit i thonë se lidhja me Gencin nuk do i zgjas shumë

E mbajtën për një kohë të gjatë të fshehtë, mirëpo tashmë e tregojnë haptazi dashurinë e tyre.

Me siguri ju shkojnë në mendje disa çifte të njohura shqiptare që kanë preferuar ta mbajnë lidhjet e tyre jashtë vëmendjes së mediave.

Mirëpo, ne po flasim për Genc Prelvukajn dhe Eni Koçin.

Dyshja e famshme e kanë pranuar së fundmi se janë në një romancë. Madje Enit kur i shkruajnë komentuesit në Instagram në lidhje me Gencin ajo edhe reagon. I fundit është një koment jo pozitiv që i shkruan një ndjekës për lidhjen e saj me Gencin.

“Për një vit ndaheni, kismet si të tjerët”,-shkruan një komentues.

Nuk ka vonuar edhe përgjigja e Enit:

“Kur egziston nje marrdhënie e sinqertë, gjithmonë funksionon. Me vjen keq që jeni mësuar me marrëdhënie “jo-reale” që ndodhin vërdallë. Gjithsesi, mendoj që të gjithë ne shqiptarët duhet ta kthejm një here gishtin nga vetja. Shihni një herë çfarë partneri keni zgjedhur për të kaluar jetën, a e doni dhe a jeni të lumtur ?! Kjo ka rëndësi, gjithsecili nga ne te jetë i lumtur në jetën e vet. Mos u merrni shumë të hidhni vrer e dashakeqësi (dhe pse shumë të rrallë janë këta njerëz që e bëjnë) sepse Zoti jua kthen në jetët tuaja. Unë ju uroj më të mirat dhe uroj nga njeriu i jetës tënde mos të ndahesh kurrë siç ndahen shumë e shumë, por të kesh jetë të lumtur”,-shkruan Eni.