Fjalë Kyçe

Learta tregon për diferencën në moshë që ka me Kushtrimin dhe se sa e re ishte ku u fejua

Learta tregon për diferencën në moshë që ka me Kushtrimin dhe se sa e re ishte ku u fejua

Learta Jakupi është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe është shumë e pëlqyeshme prej publikut.

Ajo iu përgjigj një ndjekësi në instastory se diferenca në moshë që ka me Kushtrimin është 5 vjet dhe se ishte vetëm 21 vjeçe kur u fejua, shkruan Gazeta Alo.

Learta më shumë ka fituar famë me apo pa dëshirën e saj ngaqë është reja e këngëtares Shyhrete Behlulit.

Ajo ndihet me fat që është pjese kësaj familje, së bashku me Kushtrimin kanë një djalë që e pagëzuan me emrin Matin.

Learta ashtu si vjehrra dhe kunata, gjithashtu merret me muzikë vetëm se ajo ka zgjedhur zhanrin klasik ku shkëlqen më shumë dhe thotë se e ndjen me shpirt këtë lloj muzike./Gazeta Alo/