Fjalë Kyçe

Pasi lansoi këngën e re Skivi, vjen ky reagim i reperit nga “BabaStars”

Pasi lansoi këngën e re Skivi, vjen ky reagim i reperit nga “BabaStars”
Skivi ka publikuar këngën e tij të parë, pas lajmit për largim nga “BabaStars”.
Skivi ka publikuar këngën “Intro”, në të gjitha platformat muzikore, përveç në YouTube, shkruan lajmi.net.

Reperi ka marrë përkrahje nga fansat për këtë projekt, por atë e mbështeti edhe një nga anëtarët e “BabaStars”.

Bëhet fjalë për reperin Agon Amiga, i cili e ka shpërndarë këtë këngë në InstaStory.

Për ndryshe, Agon Amiga përveç këtij projekti, ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja si dhe formimin e një labeli të ri.