Fjalë Kyçe

Reperi shqiptar për Duan: Ajo na vendosi në hartë sonte

Reperi shqiptar për Duan: Ajo na vendosi në hartë sonte

Dua Lipa ka arritur të shënojë historinë në “Grammy Awards”.

Dua Lipa ka fituar dy çmime “Grammy” në edicionin e sivjetmë të këtij eventi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja është shpërblyer me çmimin “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë në zhanrin dance”.

Dua bëhet njëherësh shqiptarja e parë që fiton çmim “Grammy”, duke bërë gjithë shqiptarët të krenohen me këtë sukses.

Reperi Gashi, i cili po bën karrierë në botë, ka uruar shqiptaren në mënyrë të veçantë.
“Dua Lipa është shqiptarja e parë që fiton Grammy!? Është çmenduri. Historia u shënua. Ajo na vendosi në hartë sonte @dualipa urime ”, janë fjalët e Gashit.