Fjalë Kyçe

Xhensila Myrtezaj publikon foto nga palestra

Xhensila Myrtezaj publikon foto nga palestra

Para pak muajsh u bë nënë për herë të parë.

Muaj më parë këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj solli në jetë fëmijën e parë, vajzën, Ajka, shkruan lajmi.net

Dhe duket se pas lindjes ajo po i kushton më shumë rëndësi vetes pasi vazhdimisht ushtron në palestër. Kështu, ajo edhe sot ka nisur ditën me aktivitete të tilla të cilat i ndau edhe në rrjete sociale me fansat e saj.

Myrtezaj ka arritur t’i rikthejë linjat në top-formë e cila po duket për mrekulli.

Sa i përket projekteve muzikore e fundit këngë e lansuar nga ajo është “Çika Çika” në duet me Ardian Bujupin.