Fjalë Kyçe

Bashkim Shala befason me skuadrën e re

Bashkim Shala befason me skuadrën e re

Mesfushori i mirënjohur kosovar, Bashkim Shala, karrierën do ta vazhdojë në skuadrën e Ferizajt.

Shala i cili më parë ka qenë pjesë e Kosovës së Vushtrrisë dhe Prishtinës, ka arritur marrëveshje me klubin që së fundmi është riorganizuar.

“Kam arritur marrëveshje me Ferizajn. Organizimi i mirë i klubit, kushtet e mira ishin disa nga arsyet që më shtynë të jem pjesë e Ferizajt në stinorin pranveror”, u shpreh Shala për faqen Futbolli i Kosovës.

Shala së fundmi ka qenë pjesë e Besës së Pejës. Kujtojmë se Ferizaj gjatë ditës së sotme është përforcuar edhe me sulmuesin Durim Gashi i ardhur nga Ballkani.

Ferizaj do ta nis stinorin pranveror nga pozita e parafundit (11) me 15 pikë të grumbulluara.