Fjalë Kyçe

Bayerni gati të blejë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori që në janar

Bayerni gati të blejë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori që në janar

Bayern Munich do të bëjë një blerje të madhe në merkaton e janarit. Klubi gjerman është në detajet e fundit për të finalizuar blerjen e mbrojtësit të Atletico Madrid, Lucas Hernandez, në janar për një shifër 85 mln euro.

Kjo është shifra që kërkohet për lojtarin nëpërmjet klauzolës së lirimit dhe do të paguhet nga “bavarezët” më 1 janar si pjesë e projektit të ri që po ndërtohet.

Francezi kampion bote është dëmtuar në ndeshjen ndaj Alaves dhe si pasojë u detyrua të dalë nga loja. Megjithëse Lucas ka rinovuar me Atleticon deri më 2024 gjatë verës së kaluar, ai tani është pranë largimit.

Nëse kjo shifër do të konfirmohet, atëherë Lucas do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi rekordi deri më tani mbahej nga Van Dijk me 83 milionë euro te Liverpool-i.