Fjalë Kyçe

Boatengu e paralajmëron Real Madridin

Boatengu e paralajmëron Real Madridin

Kevin-Prince Boateng e ka paralajmëruar Real Madridin ende pa e kompletuar kalimin në Barcelonë nga Sassuolo.

Pak orë pas lajmit të bujshëm se Barcelona do ta transferojë atë, Boateng foli vetë duke e konfirmuar kalimin në “Camp Nou”, teksa tha se do të shënojë gol ndaj Real Madridit në El Clasicon e ardhshëm.

“Barçë, po vij!”, ka thënë 31-vjeçari për gazetarin e Sky Sport Italia Fabrizo Romano.

Të hënën në mëngjes doli lajmi i bujshëm se Boatengu tashmë kishte arritur marrëveshje me Barçën. Ish-sulmuesi i Milanit nuk ka humbur kohë ta thumbojë Real Madridin.

“Jam i trishtuar që do ta lë Sassuolon, por kjo është një mundësi e madhe. Mos më pyesni për Real Madridin… është thjesht e kaluara!”, shtoi ai.

“Dua thjesht të përqendrohem në Barcelonën dhe shpresoj të shënoj në Bernabeu në El Clasicon e radhës”, theksoi ai