Fjalë Kyçe

Dani Alves tregon se si ishte afër kalimit në Chelsea dhe pse refuzoi Cityn

Dani Alves tregon se si ishte afër kalimit në Chelsea dhe pse refuzoi Cityn

Mbrojtësi brazilian ka pasur një karrierë të shkëlqyer deri me tani, por disa gjëra kishin mundur që të shkonin ndryshe

Mbrojtësi i PSG’së, Dani Alves a treguar se ai ishte shumë afër për të kaluar në skuadrën e Jose Mourinhos te Chelsea dhe ka shpjeguar po ashtu në një intervistë së pse e refuzoi Manchester Cityn.

“Nuk shkova në Chelsea shkaku i klubit, jo shkaku i imë”, ka thënë ai për Sky Sports.

“Mendova që gjithçka përfundoi, se unë do të shkoja atje dhe të punojë më të. Nuk e di nëse ai ka informacione të tjera, kështu që nuk shkova atje apo diku tjetër në Angli, sepse që nga ajo kohë marrëdhëniet tona nuk ishin edhe aq të mira, por për këtë nuk ishte faji i imë. Isha i bindur që do të punoja me të dhe do të isha pjesë e skuadrës së tij”.

Alves ishte në Barcelona dhe gjithmonë ka fjalë se ai pëlqehet nga Pep Guardiola, me të cilin ai kishte shkëlqyer në klubin katalunas.

Mbrojtësi fitoi 14 trofe nën Guardiolan në Camp Nou dhe ka plot lëvdata për ish trajnerin e tij që tani është trajner në Manchester City.

“Gardiola me ka përmirësuar shumë si futbollit”, shtoi Alves.

“Gjithçka kishte përfunduar dhe unë do të shkoja në Manchester City por kjo nuk ndodhi për shkak të arsyeve familjare”, tha ai. “Pep dinte qëllimet e mia. Unë bisedova me të, ai e dinte qëllimin tim që të punoja më të dhe stafin e tij përsëri. Ai e di respektin e madh që kam për të dhe ata, që ishte edhe arsyeja pse dëshiroja që të punoja me ta derisa të kishte ndonjë ofertë tjetër”.