Fjalë Kyçe

Guardiola i mërzitur, tregon se sa shumë po i mungon ylli i skuadrës

Guardiola i mërzitur, tregon se sa shumë po i mungon ylli i skuadrës

Pep Guardiola ka një fond lojtarësh të konsiderueshëm dhe po bënë shumë mirë në këtë sezon.

Megjithatë, trajneri spanjoll duket se ndjen jashtëzakonisht shumë mungesën e yllit francez, Benjamin Mendy.

Mendy po i mungon skuadrës së tij qysh nga fillimi i këtij edicioni pasi pësoi një lëndim të rëndë, dhe nuk është në dispozicion të trajnerit Guardiola.

“Mendy do të jetë në skuadër. Ai do të udhëtoj me ne dhe mund të jetë në bankën rezervë” ka thënë Guardiola për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Rezultatet tregojnë se si kemi bërë këtë sezon. Disa mund të thonë se nuk na ka munguar ai, por unë ju them se na ka munguar shumë” ishin fjalët e spanjollit.

“Ai është i pandalshëm. Është shumë i zgjuar. Nuk harkon vetëm për ta bërë atë, por është i zgjuar. Kam ndjesinë se ai na jep diçka ekstra. Shpresoj se në pjesën e fundit të sezonit do ta kemi në dispozicion” ka thënë ndër të tjerash Guardiola.

Gjatë kohëve të fundit është thënë se Manchester City po e monitoron situatën e Ben Chilwell të Leicester, i cili luan në pozitën e njëjtë me Mendy.