Fjalë Kyçe

Higuain: Kam 13 vjet që dëgjoj këto histori

Higuain: Kam 13 vjet që dëgjoj këto histori

Më shumë se shtatë javë pa shënuar. Për Gonzalo Higuain mund të flitet për një krizë, që mbase po zgjat përtej pritshmërive.

Edhe dje, argjentinasi u paraqit dobët, teksa te Milani kapen pas tij për një renditje mes katër të parave. Lidhur me këtë aspekt, sulmuesi tha:

“Golat janë detyra ime dhe për të shkuar në Champions, duhen gola. E di gjithashtu se duhet të jem më i qetë dhe të ndihmoj ekipin, sepse golat do të vijnë”.

Përveç krizës para porte, Higuain përflitet edhe për një largim nga kuqezinjtë, të cilët nuk janë të kënaqur me rendimentin e tij.

“Ka 13 vjet që dëgjoj këto zëra, e imagjinoni dot çfarë do të ndodhte nëse do t’iu kushtoja vëmendje. Jam mësuar tashmë. Për mua është krenari që mbaj numrin 9 të Milanit, sepse e kanë mbajtur shumë lojtarë të mëdhenj e Inzagi ka qenë njëri syresh. Edhe si rival ka qenë vrastar”, përfundoi “El Pipita”.