Fjalë Kyçe

Inter dhe Milan bashkojnë forcat për një stadium të ri

Inter dhe Milan bashkojnë forcat për një stadium të ri

Inter dhe Milan kanë arritur një marrëveshje zyrtare për të ndërtuar një “stadium modern dhe artistik të ri”, e jo për të rinovuar San Siron

Stadiumi është me qira nga dy klubet milanezë, por ata pritet që ti bashkojnë forcat për të ndërtuar një impiant për të dyja klubet.

“F.C. International Milan S.p.A. dhe A.C. Milan S.p.A. lëshojnë këtë komunikatë për shtyp se ata kanë arritur që të nënshkruajnë një momerandum mirëkuptimi që konfirmon dëshirën e tyre për të punuar bashkë për ndërtimin e një stadiumi modern, një stadium kryevepër arti”, thuhet në një deklaratë të bërë nga Nerazzurri.

“një hapësirë me standarde moderne është esenciale për të bërë që tifozët të kenë përvoja unike duke shijuar suksesin si jashtë ashtu edhe brenda fushës”.

“Dy klubet besohet se do ta shkëmbejnë prapë stadiumin që është edhe interes i tërë grupeve të interesit nga pikëpamja financiare, administrative dhe teknike”.

“Dy klubet janë duke vlerësuar një seri opsionesh të mundshme, përfshirëq ristrukturimin e stadiumit San Siro, si dhe kanë rifilluar analizën e alternativave të ndryshme duke themeluar një grup të bashkë punues”.

“Klubet besojnë që mund ta përfundojnë fazën e parë eksploruese deri në fund të 2018, në mënyrë që të procedojnë shpejt me planin e aktiviteteve administrative për t’i dhënë fansave të tyre një stadium modern për një kohë shumë të shkurtër”.

“Dje dy klubet janë takuar me kryetarin e Milanos, ku kanë bërë një dialog konstruktiz dhe frytëdhënës me qëllim që te merret parasysh edhe modernizimi i zonës rreth e rreth San Siros ku mund të ndërtohet stadiumi i ri”.