Fjalë Kyçe

Këta janë emrat që mund të zëvendësojnë Handanovicin te Inter

Këta janë emrat që mund të zëvendësojnë Handanovicin te Inter

Interi ka identifikuar disa emra si zëvendësues të mundshëm të Samir Handanovic.

Samir Handanovic është një nga portierët më të mirë në Evropë, por Interi ka filluar të mendojë për pasuesin e tij.

Mosha e portierit slloven që tashmë numëron 34 vite, shihet si shkas që Interi të fillojë të punojë për të ardhmen e tyre në portë.

Mediet në Itali raportojnë se Lafont i Fiorentinës, Cragno i i Cagliarit, Gollini i Atalantës dhe Areloa i PSG-së, janë emrat potencial për të zëvendësuar Handanovicin, përcjell ‘lajmi.net’.

Kujtojmë se Handanovic është pjesë e Interit që nga viti 2012, dhe deri më tani ka regjistruar 228 paraqitje.