Fjalë Kyçe

Kosova publikon listën, përforcohet me Muricin dhe Kryeziun

Kosova publikon listën, përforcohet me Muricin dhe Kryeziun

Kosova ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve dhe duket se tani do të kemi një Kombëtare edhe më të kompletuar, pasi që ka prurje të reja

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve kundër Maltës si mysafirë, më 17 nëntor dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për herë të parë janë ftuar portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Mirlind Kryeziu.

Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën në hotel “Emerald”,  derisa stërvitja e parë mbahet të martën.

Kosova fillimisht do të udhëtojë në Valleta ku do të përballet me Maltën, pastaj ndeshjen e fundit, që pritet ta përcaktojë fituesin e grupit 3 të Ligës D te Kombeve, do ta luajë kundër Azerbajxhanit më 20 nëntor. /GazetaExpress/