Fjalë Kyçe

Lavrov: SHBA është duke shtyrë përpara krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Lavrov: SHBA është duke shtyrë përpara krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Sergeri Lavrov ka thënë se Bashkimi Evropian ka dështuar në synimet për të normalizuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se Bashkimi Evropian ka dështuar në synimet për të normalizuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai është shprehur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Është e dukshme që Bashkimi Evropian ka dështuar, për arsye se Prishtina refuzon të implementojë marrëveshjet e arritura”, ka thënë ai, shkruan “B92”, transmeton lajmi.net”.

“SHBA është duke shtyrë përpara krijimin e Ushtrisë së Kosovës”, shtoi ai.

“Synimet e Prishtinës për të formuar Ushtrinë janë në kundërshtim më rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por për këtë gjë Prishtina është nën presionin e SHBA-së”, përfundoi Lavrov.