Fjalë Kyçe

Legjenda e Man Utd tregon gabimin më të madh që skuadra bëri pas largimit të Ferguson

Legjenda e Man Utd tregon gabimin më të madh që skuadra bëri pas largimit të Ferguson

Pas pensionimit të Sir Alex Ferguson, Manchester United pati disa vite të vështira.

‘Djajtë e kuq’, nga kampionët e Premierligës, prekën një fazë ku nuk merrnin pjesë as në garat e Ligës së Kampionëve.

Emra si Louis Van Gaal, David Moyes e Jose Mourinho u ulën për të drejtuar stolin e skuadrës nga ‘Old Trafford’, por asnjëri nuk arriti ta kthente lavdin që skuadra kishte me Ferguson.

E një nga legjendat e United, Peter Schmeichel, tregon ku ishte gabimi kryesor i skuadrës gjatë kësaj periudhe.

“Nëse ne duhet të pendohemi për diçka, atëherë duhet të pendohemi i dhamë vetëm shtatë muaj kohë David Moyes. Mendoj se do duhej t’i kishim dhënë më shumë kohë” ka thënë portieri legjendar i United, transmeton lajmi.net.

David Moyes ishte pasuesi i Sir Alex. Ai erdhi nga skuadra Everton pas një suksesi të jashtëzakonshëm me skuadrën nga qyteti i Liverpool.

Në shtatë muaj, Moyes nuk arriti që të diktoj lojën e tij, dhe në fund erdhi shkarkimi i tij.  Ai u zëvendësua me Van Gaal.