Fjalë Kyçe

Mayweather mohon mundësinë për duelin me Nasukawa

Mayweather mohon mundësinë për duelin me Nasukawa

Ditëve të fundit kanë qarkulluar zëra rreth një rikthimi të mundshëm të Floyd Mayweather në ring.

Amerikani flitej se do të përballet me kik-boksierin japan Tenshin Nasukawa, i cili nuk regjistron asnjë humbje.

Megjithatë, amerikani Mayweather ka hedhur poshtë mundësitë për duelin, me anë të një postimi në “Instagram”, shkruan “Givemesport”, transmeton lajmi.net.

“Dua të bëj të ditur se unë, Floyd Mayweather, kurrë nuk kam arritur marrëveshje për një duel me Nasukawa”, ka shkruar Mayweather.

Tifozët e sporteve luftarake duket se janë dëshpëruar nga “anulimi” i këtij meçi, që pritej të ishte spektakolar.