Fjalë Kyçe

Mbappe shpreson ta fitojë Topin e Art

Mbappe shpreson ta fitojë Topin e Art

19 vjeçari fitoi tripletën franceze dhe Botërorin gjatë vitit 2018, por Luka Modric dhe Cristiano Ronaldo mbesin favorit

Kylian Mbappe beson se ai nuk mund të bëj më shumë për ta fituar Topin e Artë pas një viti të mirë të tinejxherit.

Me klubin e tij Paris Saint-Germain, 19 vjeçari arriti që ta fitojë tripletën franceze, duke shënuar 21 gola gjatë sezonit 2017-18.

Por, ishte Botërori ku Mbappe shkëlqeu më së shumti, duke shënuar katër gola, përfshirë një në finale kundër Kroacisë të cilin turne Franca e fitoi në Rusi.

“Nëse do ta fitojë, nuk e di, por e di që së paku kam bërë gjithçka për skuadrën dhe Kombëtaren për ta fituar atë”, tha Mbappe për AFP.

“Kam bërë gjithçka deri në ditën e fundit të votimit”.

“Nuk do të mërzitëm, gjithçka që mund të ndodh do të jetë një bonus, në fund unë nuk mund të votojë në vend të njerëzve”.