Fjalë Kyçe

Prishtina humb me rezultat të thellë ndaj Wurzburgut

Prishtina humb me rezultat të thellë ndaj Wurzburgut

KB Prishtina ka pësuar edhe një humbje nga ekipi gjerman S.Oliver Wurzburg duke minimizuar kështu gjasat për të kaluar grupet e FIBA Europe Cup

Ka përfunduar ndeshja në mes të KB Prishtinës dhe S.Oliver Wurzburg që u mbajt sot në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Mysafirët gjerman ishin më të mirë në këtë ndeshje dhe arritën që ta fitojnë atë më rezultat 78:91.

Çereku i parë i ndeshjes përfundoj në të mirë të mysafirëve që e fituan atë me rezultat 17:29, e Wurzburg ishin më të mirë edhe në çerekun e dytë të cilin e fituan po ashtu me rezultat të lart më 13:27.

Në pjesëlojën e dytë prishtinasit u këndellën për të fituar dy çereket e radhës, të tretin me rezultat 27:18 dhe të katërtin 21:17.

Në fund rezultati ishte 78:91 kurse për KB Prishtinën më i miri ishte Kyan Anderson që shënoi 19 pikë kurse për mysafirët më i miri ishte Skyler Bowlin më 14 pikë.

Pas katër ndeshjeve KB Prishtina gjendet në vendin e tretë më 4 pikë kurse Wurburg mbetet në vendin e dytë më 6 pikë.

KB Prishtina deri me tani ka fituar në dy ndeshje dhe ka humbur në dy të tjera.