Fjalë Kyçe

Salah, ky mashtrues! Kuptova si ta dalloj kur ai simulon”

Salah, ky mashtrues! Kuptova si ta dalloj kur ai simulon”

Kryesues i klasifikimit në Premier League me Liverpool-in e tij, e gjithashtu në krye të renditjes së golashënuesve. Teorikisht, Mohamed Salah nuk mund të dëshirojë asgjë më shumë për momentin… Skuadra e Guardiolas në fakt po tenton në të gjitha mënyrat të mbajë hapur garën, ndonëse për momentin ndodhet katër pikë pas.

Me një klasifikim të tillë do të vlejnë detajet… dhe vendimet arbitrare. Pikërisht në këtë pikë, egjiptiani nuk është më shumë i preferuar, pasi ndodhet në qendër të kritikave prej disa javësh, për ndonjë penallti të fituar shumë lehtësisht në favorin e tij. Debati ka nxehur opinionistët, madje duke tërbuar edhe hirësinë e tij, Mark Clattenburg.

Shfaqja e fundit e egjiptianit nuk i ka shpëtuar njërit prej arbitrave më të rëndësishëm në historinë e futbollit botëror. Aktrimi u regjistrua në ndeshjen mes Liverpool dhe Crystal Palace, e fituar nga “Të Kuqtë”, e fituar me përmbysje falë dygolëshit të Momo Salah, i cili nuk u mjaftua me të shënuarit… por edhe duke kërkuar një penallti me tepri. Nëprmjet “Daily Mail” Clattenburg ka komentuar atë që ndodhi në Anfield.

“Mo Salah u rrëzua pa asnjë kontakt nga ana e Mamadou Sakho. Nuk protestoi për penalltinë e mohuar sepse po tentonte të mashtronte arbitrin Jonathan Moss, që duhej ta kishte ndëshkuar”, deklaroi arbitri anglez, i cili nuk u ndal me kaq në analizën e tij. Salaha ka shënuar 16 gola në kampionat deri tani, 3 prej të cilëve janë realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Sipas Clattenburg, bomberi ka një metodë të gjithën të tijën: “Kur Salah rrëzohet për të kërkuar penallti, vendos gjithmonë duart mbi kokë. Egjiptiani është akuzuar se ka simuluar kundër Arsenal dhe Newcastle. Në të gjitha këto situate, nuk kishte asnjë shans për të shënuar, kështu që preferoi të provojë të rrëmbejë penalltitë. Për shkak se është ekzekutuesi i penalltive për Liverpool, e di me siguri që fitimi i një penalltie, rrit ndjeshëm shanset e tij për të fituar “Këpucën e Artë””.