Fjalë Kyçe

Scholes: Ja çfarë është dashur të bëj Mourinho pas ndeshjes Juve – Man Utd

Scholes: Ja çfarë është dashur të bëj Mourinho pas ndeshjes Juve – Man Utd

Ish mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, beson se trajneri Jose Mourinho nuk është dashur t’i provokojë tifozët e Juventusit pas fitores në ‘Allianz Stadium’.

Manchester United shënoi fitore 1:2 me përmbysje të rezultatit ndaj Juventusit në ndeshjen e vlefshme për fazën grupore në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes, Mourinho bëri një veprim paksa provokues për tifozët vendas, për të cilët thotë se e provokuan gjatë gjithë ndeshjes.

“Doja t’i dëgjoja më shumë ata”, ka deklaruar Mourinho pas ndeshjes derisa po arsyetonte veprimin e tij, përcjell ‘lajmi.net’.

Rreth këtij veprimi të Jose Mourinhos, ka reaguar Paul Scholes.

“Ju duhet të fitoni me pak klas”, ka thënë Pogba për ‘BT Sport’.

“Nuk besoj se ka pasur nevojë për ta bërë atë. Hyrë në fushë, përshëndeti tifozët mysafirë (tifozët e Unitedit) dhe zgjatja dorën trajnerit kundërshtar”.