Fjalë Kyçe

Supersfida Partizani-Kukësi, ja arbitrat që do të ndajnë drejtësi

Supersfida Partizani-Kukësi, ja arbitrat që do të ndajnë drejtësi

Java e 17-të e Kategorisë Superiore, do të ngrejë siparin me kryendeshjen mes Partizanit dhe Kukësit që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasit”.

“Panorama Sport” mëson nga burime pranë FSHF-së, se kjo supersfidë i është besuar gjyqtarit të FIFA-s Enea Jorgji. Asistentë do të jenë Rejdi Avdo dhe Emigres Ganxhi. Ndërsa arbitër i katërt Nertil Bregasi.

Duke parë rëndësinë e kësaj sfide, FSHF është kujdesur që mungojnë as gjyqtarët pas porte, teksa Eldorjan Hamiti dhe Blerim Ziri janë caktuar të qëndrojnë në këto pozicione.

Kujtojmë që Partizani-Kukësi do të zhvillohet pa tifozë për shkak të dënimit nga Komisioni i Disiplinës.