Fjalë Kyçe

Tifozët e Liverpoolit me mesazh për Kloppin, pasi nuk e ftoi Shaqirin

Tifozët e Liverpoolit me mesazh për Kloppin, pasi nuk e ftoi Shaqirin

Liverpooli u turpëruar mbrëmë nga Crvena Zvezda në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Crvena Zvezda e mposhti Liverpoolin me rezultat, 2:0, ndërsa Xherdan Shaqiri nuk u ftua nga Jurgen Klopp për shkak të tensioneve që nga Kampionati Botëror që u mbajt në Rusi.

Shumë tifozë të skuadrës angleze kanë reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se po të ishte lojtari kosovar në fushë, ata nuk do të kumbisnin, përcjell “lajmi.net”.

“Humbëm sepse nuk luajti Shaqiri”.“Mendoj se Shaqiri është dashur të luajë atje”. “Ishte gabim që nuk ka udhëtuar Shaqiri”. “Shaqiri ishte mungesë e madhe…”.

“Klopp është dashur ta marrë Shaqirin, mungoi kreativiteti në mesfushë…”.“Zgjidhja e vetme është Shaqiri”.“Kjo ndodh pa Shaqirin në skuadër”.

“Ndjej se Shaqiri do ta kishte bërë diferencën…”. “Shaqiri është dashur të udhëtojë, duke mos u shqetësuar për politikën…”.“Humbëm sepse nuk luajti Shaqiri”, – ishin disa nga komentet e shumta të tifozëve në Twitter.