Fjalë Kyçe

Trajneri i Werderit: Këmba e tij e djathtë është një armë gjigante

Trajneri i Werderit: Këmba e tij e djathtë është një armë gjigante

Milot Rashica më në fund ‘sheh dritë në fund të tunelit’

Këto muaj kanë qenë të vështirë për Milot Rashicën. Talenti shqiptar është aktivizuar shumë pak për skuadrën e Werder Bremen deri më tani këtë sezon.

Por, duket se trajneri i klubit gjerman, Florian Kohfeldt, kishte plane për 22-vjeçarin e Kosovës.

Kohfeldt nuk ka asnjë dyshim se Rashica është lojtar më të ardhme të ndritur dhe krejt çka dëshironte nga ai, ka qenë përfshirja më shumë në lojë dhe ambientimi në Bundesliga, raporton Insporti.

Dalëngadalë po vinë ditë të mira për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës pasi Kohfeldt i ka premtuar më shumë minuta, duke nisur nga ndeshja e së shtunës kundër Borussia Dortmundit.

“Prej ditës së parë, kisha një ide shumë të madhe se çfarë mund të ndodhte me Milotin. Ai mund të vendosë lojërat i vetëm, këmba e tij e djathtë është një armë gjigante. Kemi në skuadër një lojtar që ju rrallë gjeni”, tha Kohfeldt.

Milot Rashica ka “shanse të mira për fillimin e XI” në ndeshjen e së shtunës, sipas Kohfeldt.

Në aspektin afatgjatë, Kohfeldt tha se sulmuesi i shpejtë “është këtu për t’u bërë lojtar i rregullt i padiskutueshëm”, teksa pret një tjetër performancë të mirë nga ai kundër Borussia Dortmundit.

Në total, Miloti ka bërë vetëm 8 paraqitje këtë edicion me Werderin, në shumicën prej tyre ka ardhur nga stoli.

Ai ka luajtur 207 minuta, ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.