Fjalë Kyçe

Vendimet e Komisionit të Garave

Vendimet e Komisionit të Garave

Komisioni i garave ka marrur vendimet për përballjet e fundit në futbollin kosovar, shkruan Gazeta Alo.

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 19.02.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 18 -të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj lojtarit të KF “KEK-u” Torviol Stullqaku me nr lic 9 dhe nr ID 001482M94 (motivi- goditje me bërryl qëllimisht pa top e lojtarit kundërshtar me nr 7 në ndeshjen KF KEK-u – KF Llapi, e zhvilluar në Kastriot, me datë 15.02.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj lojtarit të KF “Gjilani“ Ansi Nika me nr lic 7 dhe nr ID 011341M90 (motivi- goditje me kokë e lojtarit kundërshtarë në min 90+ në ndeshjen KF Drita – KF Gjilani, e zhvilluar në Gjilan me datë 16.02.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj lojtarit të KF “Drita“ Fidan Gerbeshi me nr lic 4 dhe nr ID 000642M85 (motivi- fyerje dhe sharje të vazhdueshme drejtuar lojtarëve kundërshtarë në ndeshjen KF Drita – KF Gjilani, e zhvilluar në Gjilan me datë 16.02.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj lojtarit të KF “Flamurtarit “ Bennash Quansha me nr lic 23 dhe nr ID 001195M96 (motivi-ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor në ndeshjen KF Flamurtari – FC Prishtina, e zhvilluar me datë 18.02.2019 në Prishtinë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

5.Ndaj KF “Ballkani” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes – shkaku: gjatë zhvillimit të ndeshjes në min e 60 mbi stadium jo më shumë se 15 metra lartësi silleshin (fluturonin dy vetë me dy parashuta të motorizuara me simbole shtetërore – flamuj, me qëllim që të tërheqin vëmendjen e publikut, me ç’rast e pengonin zhvillimin e ndeshjes në kushte normale. Në ato momente gjyqtari ndaloi lojën për 2 apo 3 min, deri sa ata dy pjesëtarë të një klubi aeronautik ta lëshonin hapësirën ajrore mbi stadium në ndeshjen KF Ballkani – KF Drenica, e zhvilluar më datë 16.02.2019 në Suhareke) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

6.Ndaj FC Drita (motivi-lëshim në organizimin e ndeshjes ku ka pasur hedhje të gjësendeve dhe mjeteve ndezëse – flakadanë në min 65 , 71 dhe 84 e sidomos në min 90+, por ndeshja për shkak të këtyre hedhjeve nuk është ndalur duhet cekur min 71 ku disa shikues kanë tentuar edhe të futen në fushë për ta festuar golin, por falë intervenimit të shpejtë të policisë dhe sigurimit ata janë penguar) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

7.Ndaj KF “Gjilani” (motivi- shikuesit e KF Gjilani kanë ndezur flakadanë – fishekzjarrë në min 57 ,70, 73, 82, 90+ dhe i kanë hedhur nga tribunat në fushë, duhet veçuar min e 57 të ndeshjes ku shkaku i ndezjeve të shumta të flakadanëve tymoset pjesa më e madhe e fushës ku referi kryesor e ndalon ndeshjen për 3 min , min 82 shikuesit gjilanas kanë ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes me fjalë më të rënda ku është goditur edhe gjyqtari i katërt I.Mehmeti me një gurë 5 ose 6 cm në shpinë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.10 dt. 19.02.2019. /GazeraAlo