Fjalë Kyçe

Ylli i Kosovës i mahnitur me fitoren, ka një mesazh pas ndeshjes së djeshme

Ylli i Kosovës i mahnitur me fitoren, ka një mesazh pas ndeshjes së djeshme

Bersant Celina ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Swansea Cityt në fitoren e djeshme të Kupës FA.

Mesfushori kosovar shënoi një gol fantastik në fitoren, 4:1 të skuadrës uellsiane kundër Brentfordit.

Përveç golit, Celina dhuroi edhe një asistim dje.

Tani, permes një postimi në rrjetin social, Instagram, Celina është shprehur i mahnitur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Çfarë fitore! Çfarë skuadre”, shkroi reprezentuesi kosovar në Instagram.

Ndryshe, Celina po tregon formë mbresëlënëse para eliminatoreve të Kampionatit Evropian, “Euro 2020”, ku pritet të ftohet nga përzgjedhësi, Bernard Challandes.