Fjalë Kyçe

“Zhdukja e Sala, e tmerrshme”

“Zhdukja e Sala, e tmerrshme”

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, i cili ishte përballur me Sala gjatë kohës sa ishte menaxher i PSG, ka folur për zhdukjen e sulmuesit gjatë konferencës për shtyp të mërkurën.

“Reagimi i parë është se kjo ngjarje është e tmerrshme. Është e tmerrshme”, tha Emery transmeton GazetaExpress.

“Ne jemi me familjen e tij dhe po ashtu me tifozët e Nantes dhe Cardiffit”.

“Nëse ka një mundësi të vogël që ai të gjendet i gjallë, ne do të presim për këtë lajm. Por është e tmerrshme vetëm ta dini se ka ndodh ky aksident”.