Fjalë Kyçe

Haradinaj thotë se e kanë sulmuar padrejtësisht për lojërat e fatit

Haradinaj thotë se e kanë sulmuar padrejtësisht për lojërat e fatit

Në mbledhjen e sotme të qeverisë pikë e rendit të ditës është edhe konceptdokumenti për lojërat e fatit.

Kryeministri Haradinaj tha se është keqkuptuar nga mediat për hapjen e këtyre lokaleve.

“I kisha hiq këto lojëra të fatit nga fshatrat dhe i kisha qit në zona industriale, sepse më herët kam qenë padrejtësisht objekt i mediave në lidhje me këtë çështje, më kanë sulmuar sinqerisht dua ta di pse”, tha Haradinaj.

Ministri i Ministrisë së Financave, Bedri Hamza tha se ky konceptdokument vjen nga qeveria e kaluar dhe nuk është hartuar tash.

“Ky dokument vjen nga vendimet që i ka marrë Kuvendi i Kosovën në qeverinë e kaluar dhe si bazë e ka marrëveshjen e stabilizim-asociimit”, u shpreh Hamza.

Hamza thotë se Koncept-dokumenti bazuar në rregulloren e punës së Qeverisë vetëm e ka hapur rrugën për të bërë një projektligj.

“Do të ketë vlerësim dhe adresim të komenteve dhe do të ketë konsultim publik për këtë projektligj. Qëllimi është që kjo fushë të rregullohet jo të krijohet punësim jo me hap më shumë bastore e lojëra të fatit por nëse është në përputhje me standarde të BE-së normalisht qe rezulton me formalizim te fuqisë punëtore”, deklaroi Hamza.