Fjalë Kyçe

Ahmeti: Takim të katërt mes Thaçit e Vuçiqit nuk duhet të ketë

Ahmeti: Takim të katërt mes Thaçit e Vuçiqit nuk duhet të ketë

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka komentuar takimin e mbrëmshëm mes presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se takimi i katërt mes Thaçit e Vuçiqit nuk duhet të ndodhë, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, në kohën kur Serbia po bëhet gjithnjë e më agresive, e Thaqi gjithnjë më jolegjitim e jotransparent, duhet urgjentisht ta vendosim procesin në binarë demokratik e institucional.

Postimi i tij i plotë:

Takimi i tretë në mes të Thaqit dhe Vuqiqit është takimi i tretë pa mandat dhe pa platformë. Pra edhe ky takim ishte pa legjitimitet ligjor e politik. Për më shumë është takimi i tretë publik i Thaqit pa transparence e raportim.

Kuvendi i Kosovës duhet që urgjentisht të arrijë marrëveshje për rrugën përpara. Kosova duhet ta draftojë platformen dhe ta mandatojë ekipin gjithëpërfshirës shtetëror në këtë process tepër sfidues e të rendësishëm për Kosovën.

Në kohën kur Serbia po bëhet gjithnjë e më agresive, e Thaqi gjithnjë më jolegjitim e jotransparent, duhet urgjentisht ta vendosim procesin në binarë demokratik e institucional.

Takim të katërt të tillë nuk duhet të ketë!./Gazeta Alo/