Fjalë Kyçe

Haradinaj: Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Haradinaj: Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ku këtij postimi ia ka bashkëngjitur edhe letrat e dërguara nga kancelaria Angela Merkel përmes ambasadori Christian Heldt, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

“Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol!

Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Haradinaj në facebook./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj