Fjalë Kyçe

Hoti jep dy zgjidhje se si të vazhdohet dialogu me Serbinë

Hoti jep dy zgjidhje se si të vazhdohet dialogu me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se procesi i dialogut duhet të zhvillohet vetëm në pajtueshmëri prej 2/3 e votave të Kuvendit.

Ai ka deklaruar se duke parë që institucionet aktuale nuk kanë legjitimitet politik për ta përfaqësuar Kosovën në dialog, ekzistojnë dy mundësi, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, territori i Republikës së Kosovës dhe karakteri unitar i shtetit nuk negociohen.

Postimi i tij i plotë:

  1. Procesi i dialogut duhet të zhvillohet vetëm me pajtueshmëri prej 2/3 të votave të Kuvendit. Çdo format tjetër i zhvillimit të dialogut e bënë atë jo legjitim dhe jo kushtetues. Pasi marrëveshja përfundimtare kërkon 2/3 e votave të Kuvendit për tu ratifikuar, atëherë edhe platforma për dialog është legjitime dhe kushtetuese vetëm kur miratohet me 2/3 e votave në Kuvend.
  2. Duke qenë se institucionet aktuale nuk kanë legjitimitet politik për të përfaqësuar Kosovën në dialog, atëherë janë dy mundësi. E para, dialogu të zhvillohet pas zgjedhjeve nga institucionet legjitime bazuar në përgjegjësitë e tyre kushtetuese. E dyta, formimi i qeverisë gjithëpërfshirëse, e cila e përmbyll dialogun dhe e përgatit vendin për zgjedhje. Në të dyja rastet dialogu zhvillohet vetëm me pajtueshmërinë e 2/3 të votave në Kuvend.
  3. Në cilëndo variantë, të gjithë ta kenë të qartë se integritetit territorial i Republikës së Kosovës dhe karakteri unitar i shtetit nuk negociohen. Kosova nuk mund të hyjë në pazare për territor. Me vullnet të lirë, në dakordim me partnerët ndërkombëtarë, më 17 shkurt 2008 deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë shpallur pavarësinë. Këtë vendim shteti i Kosovës e ka mbrojtur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka konkluduar se pavarësia e Kosovës nuk ka cenuar të drejtën ndërkombëtare.
  4. LDK i ka adaptuar parimet bazë lidhur me dialogun dhe jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha forcat politike karshi atyre parimeve./Gazeta Alo/