Fjalë Kyçe

Ky është paralajmërimi i Haradinajt për SBAShK-un

Ky është paralajmërimi i Haradinajt për SBAShK-un

Kryeministri  i Kosovës Ramush Haradinaj edhe njëherë ka paralajmëruar Sindikatën e Arsimit për grevën në këtë sektor, për të cilën tha se asnjë orë nuk do të kalojë pa u kompensuar.

“Një gjë ju garantojë që asnjë orë e humbur nuk do të mbetet pa u plotësuar, më mirë është të kthehen sot në shkolla se sa të ju shkoj pushimi i verës duke plotësuar orët e humbura. Duhet të kthehen sepse rritja është e respektueshme, është rritja më e madhe që kish mujt me bë dikush ndonjëherë. Ju sigurojë në rrethanat e Kosovës nëse e merrni si janë rritë pagat do e shihni vetë se si ka ndodhë. Ideja e Sindikatës për ta ndaluar ligjin, është ide e gabuar dhe nuk ju takuan atyre të flasin për ligjin”, ka thënë Haradinaj.

“Projektligji për pagat nuk është vetëm për arsimin, është edhe për policët dhe 80 mijë njerëz të cilët paguhen nga shteti. Është në vetëdijen e tyre,u garantoj se asnjë orë nuk do të kalojë pa u kompensu. Rritja është e respektueshme. Ideja e sindikatës që me u ndalu ligji është ide e gabuar e tyre”, ka thënë ai.

Këto komente Haradinaj i bëri pas  homazheve  tek shtatorja dhe kulla e Haxhi Zekës me rastin e shënimit të 120 vjetorit të Lidhjes së Pejës./Gazeta Alo/