Fjalë Kyçe

Sami Lushtaku nesër niset për në Hagë

Sami Lushtaku nesër niset për në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është ftuar për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kallxo.com ka mësuar  se ditën e nesërme ish-komandantët e UÇK-së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të nisen për Hagë për t`u përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.

Është provuar të merret edhe konfirmimi nga vetë Lushtaku dhe avokati i tij Arianit Koci, por të njëjtit nuk janë përgjigjur në telefon.

Gjatë ditës së djeshme avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci ka thënë se Lushtaku dhe Mustafa gjatë vikendit do të udhëtojnë për Hagë, me fluturim të rregullt ndonëse për datën e intervistimin tha se ende nuk ka dijeni.