Fjalë Kyçe

Apple pret humbje prej 9 miliardë dollarësh

Apple pret humbje prej 9 miliardë dollarësh

Apple ka njoftuar se pret humbje prej 9 miliardë dollarësh. Arsyeja e humbjes ka të bëjë me zëvëndësimin e baterive për iPhone.

Vitin e kaluar, Apple pranoi se po priste modelet më të vjetra të iPhone për të kompensuar bateritë degraduese që shkaktuan ndërprerjen e telefonave.

Tarifa e zëvëndësimit të baterisë është vetëm 20 dollarë, dhe kjo sipas kompanisë po shkakton humbje financiare.

Informacioni është dhënë nga CEO i Apple, Tim Cook, në një letër drejtuar investitorëve.