Fjalë Kyçe

Dalin pamjet e para të modelit të LG

Dalin pamjet e para të modelit të LG

Kur kanë mbetur një javë larg nga fillimi i Kongresit Mobil në Barcelonë, LG është gati për të sjellur diçka të re.

Evan Blazz ka sjellur foton e modelit të ri të LG, ku tregon LG G8 ThinQ nga të gjitha anët.

Imazhi tregon një telefon me një ekran klasik të ngulitur. Në anën e pasme, ka një kamera të dyfishtë dhe një skaner gjurmë gishtash.

Ju gjithashtu mund të shihni se kompania, nuk ka hequr dorë nga foleja e kufjeve.

LG vuri në dukje se G8 do të ketë një sistem të ri të njohjes së fytyrës që punon mirë në të gjitha kushtet.