Fjalë Kyçe

Facebook Messenger vjen me risi

Facebook Messenger vjen me risi

“Hiq për të gjithë” do të jetë në dispozicion për 10 minuta pasi të keni dërguar një mesazh.

Përdoruesit e Facebook Messenger duhet të shohin një opsion të ri në ditët e ardhshme kur zgjedhin të fshijnë mesazhet e tyre në grupe apo mesazhe.

“Hiq për të gjithë” do të jetë në dispozicion për 10 minuta pasi të keni dërguar një mesazh dhe do ta bëni atë në mënyrë që të jetë e padukshme për pjesëmarrësit e tjerë në bisedë.

Për referencë, Google Gmail ofron një opsion të ngjashëm “unsend”, por vetëm për pak sekonda pas dërgimit të email-it.

Opsioni i tanishëm i fshirjes, që do të ri-titullohet si “Remove for you”, do të jetë ende në dispozicion për çdo mesazh në çdo bisedë. Përdoruesit e tjerë do të jenë ende në gjendje ta shohin mesazhin nëse ata vetë nuk kanë zgjedhur ta heqin atë nga të dhënat e tyre, transmeton “Telegrafi”.

CNET raporton se testimi është bërë në Poloni, Bolivi, Kolumbi dhe Lituani, mes tregjeve të tjera.