Fjalë Kyçe

Facebook planifikon t’i integrojë aplikacionet Instagram, Messenger dhe WhatsApp

Facebook planifikon t’i integrojë aplikacionet Instagram, Messenger dhe WhatsApp

Kompania amerikane Facebook është duke planifikuar që t’i integrojë aplikacionet siç janë WhatsApp, Instagram dhe Messenger.

Secili shërbim do të mbetet një aplikacion i pavarur, por funksionet e bisedave do të bashkohen, shkruan Dailymail, transmeton Klan Kosova.

Përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë bërë të ditur se ky projekt do të realizohet deri në vitin 2020.

Kujtojmë se Facebook ka blerë rrjetet sociale si Instagram dhe WhatsApp gjatë vitit 2014 në një marrëveshje miliarda dollarësh.

Kompania është ende në fazat e hershme të punës dhe planifikon që ta përfundojë një pjesë të madhe të këtij projekti deri në fund të këtij viti.