Fjalë Kyçe

Galaxy S10 do të ketë një tipar të mrekullueshëm

Galaxy S10 do të ketë një tipar të mrekullueshëm

Samsung Galaxy S10 dhe Galaxy S10 + do të kenë bateri masive.

Informacioni vjen nga Ice Universe, i cili ka një rekord të shkëlqyeshëm në zbulimin e planeve përfundimtare për Galaxy S9, Galaxy Note 9 dhe iPhone XR, shumë kohë përpara lansimit të tyre.

IU thotë se Galaxy S10 do të ketë një bateri prej 3.500 mAh, ndërsa Galaxy S10 + do të ketë një bateri prej 4.000 mAh.

Të dy kapacitetet janë përmirësime substanciale mbi Galaxy S9 (3.000 mAh) dhe Galaxy S9 + (3.500 mAh), përcjell Telegrafi. Galaxy S7 (3,000 mAh) dhe Galaxy S7 Edge (3,600 mAh) të vitit 2016 ishin modelet e fundit të Galaxy S për të ofruar jetëgjatësi të lartë të baterisë dhe kjo ishte për shkak se kishin ekrane 5.1-inç dhe 5.5-inç.

Në të kundërt, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 + do të kenë panele 6,2-inç dhe 6,44-inç kështu që kapaciteti ekstra i baterisë është i nevojshëm. Në këtë mënyrë, bateritë duhet të jenë më shumë se të mjaftueshme. Galaxy Note 9 ka një ekran 6.4 inç dhe me bateri prej 4.000 distancohet shumë nga rivalët.