Fjalë Kyçe

Koha të përditësoni iPhone nëse nuk dëshironi të përgjoheni në FaceTime

Koha të përditësoni iPhone nëse nuk dëshironi të përgjoheni në FaceTime

Ashtu siç kishte premtuar Apple publikoi ditën e sotme iOS 12.1.4 i cili vjen për të riparuar problemin e thirrjeve në grup të FaceTime.

Zbuluar javën e kaluar, problemi kritik lejonte këdo të telefononte me FaceTime një iPhone ose Mac dhe të dëgjonte çfarë po flitet në anën tjetër pa u përgjigjur marrësi.

Apple tashmë ka adresuar problemin. Mjaftonte që ju të shtonit vetveten gjatë një telefonate FaceTime përpara se marrësi të përgjigjej.

Kështu FaceTime mashtrohej duke menduar se kishte të bënte me një thirrje aktive.

Sapo u bë publike Apple reagoi duke çaktivizuar funksionin e thirrjeve në grup të FaceTime për të parandaluar shfrytëzimin për qëllime të këqija.

Në të vërtetë kompania ishte paralajmëruar për javë tëra për problemin por që kishte reaguar me vonesë përmes kanaleve zyrtare.

Nuk dihet për sa kohë problemi ka qëndruar por funksioni i thirrjeve në grup të FaceTime është prezantuar tre muaj më parë me iOS 12.1.

Apple ka nxjerrë mësim nga kjo ngjarje dhe premtoi se do të përmirësonte mënyrën sesi i trajtonte dhe u përgjigjej raportimeve të ngjashme në të ardhmen. Kompania gjithashtu po punon për përditësimin e dytë madhor të sistemit operativ që nga Shtatori me iOS 12.2.