Fjalë Kyçe

OnePlus konfirmon se telefoni 5G do të kushtoj më shumë se OnePlus 6T

OnePlus konfirmon se telefoni 5G do të kushtoj më shumë se OnePlus 6T

OnePlus ka vendosur të jetë forca shtytëse prapa 5G – por kjo nuk do të thotë që ju nuk do të jeni në gjendje të blini një version 4G të OnePlus 7 në vitin 2019.

CEO i OnePlus, Pete Lau, i konfirmoi TechRadar-it se kompania kanë plan të lëshojë një variant 4G të telefonit të tyre së bashku me versionin5G, për ata që nuk duan mbështetje për lidhjen e internetit të gjeneratës së ardhshme, përcjell Telegrafi.

“Për shkak se 5G do të jetë e fokusuar për një pjesë të vogëlunike entuziastësh, ne do të kemi një produkt 4G të zhvilluar dhe të disponueshëm paralelisht,” Lau tha për TechRadar-it në Qualcomm Snapdragon Summit 2018.

Çmimi i telefonit do të jetë më i shtrenjtë sesa që kemi parë nga kompania, me Lau duke thënë “parashikimi im është se kostoja do të jetë mes$ 200 dhe $ 300 më e lartë për pajisjen 5G. Kjo nuk është domosdoshmërisht një problem për përdoruesit tanë pasi [5G] është ajo që ata duan.”

“Ne kurrë nuk kemi dashur të bëjmë një produkt më të lirë përhir të të qenit më i lirë. Ka qenë më shumë një kalim i modelit unik të biznesit,” shtoi Lau.

Lëshimi i një versioni 4G të telefonit të ardhshëm së bashku me telefonin më të shtrenjtë 5G do të lejojë që kompania të mbetet konkurruese,ndërsa gjithashtu të ofrojë lidhjen e ardhshme të internetit për ata që e duan atë. Lau beson fuqishëm se inovacioni 5G është një gjë që ndjekësit e brendit duan së shpejti, kështu që kjo është arsyeja pseOnePlus po shtyn përpara misionin e saj për të lansuar një telefon 5G në shitje