Fjalë Kyçe

Pas themeluesve të Instagram dhe WhatsApp, largohet edhe themeluesi i Oculus nga Facebook

Pas themeluesve të Instagram dhe WhatsApp, largohet edhe themeluesi i Oculus nga Facebook

Shefi i divizionit të Oculus pranë Facebook njëkohësisht edhe bashkëthemeluesi i ish kompanisë së realitetit virtual Brendan Trexler Iribe do të largohet nga Facebook bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social.

Oculus është përgjegjës për prodhimin e Oculus Rift dhe Gear VR dhe u ble nga Facebook në 2014-ën për 3 miliardë dollarë.

Në 2016-ën Facebook zhvendosi Iribe nga pozitat e ekzekutivit të Oculus në drejtimin e departamentit të zhvillimit të mjeteve për realitetin virtual të kompjuterëve.

Largimi i Iribe është i radhës pas një seri largimesh të nisur nga ish bashkëthemeluesi i WhatsApp dhe kulmuar me largimin e bashkëthemeluesve të Instagram Kevin Systrom dhe Mike Krieger muajin e kaluar.

Jan Koum dhe Brian Acton të WhatsApp janë larguar gjithashtu nga kompania.