Fjalë Kyçe

Pasi zbuloi virusin në pajisje, Apple shpërblen adoleshentin

Pasi zbuloi virusin në pajisje, Apple shpërblen adoleshentin

Një adoleshent i ShBA, i cili zbuloi një të metë të sigurisë në sistemin video-thirrës FaceTime të Apple ka marrë një dhuratë nga kompania.

Apple nuk ka zbuluar shumën e saktë që do i japë 14-vjeçarit Grant Thompson, por besohet të sigurojë arsimimin e tij.

I riu gjeti një virus që lejonte përdoruesit të dëgjonin personin tjetër duke para se ai ta hapë videon ose telefonatën.

Përveç kësaj, videoja arrinte të dërgohej nëse ai që do merrte telefonatën klikonte në butonin ku hapej e mbyllej celulari ose një nga butonat e volumit.

Shpërblimi erdhi pas rastit të një eksperti të sigurisë, i cili nuk pranoi ti tregonte kompanisë problemin nëse nuk i jepnin para.