Fjalë Kyçe

Prezantohet modeli i ri ilaptopëve të konvertueshëm Spectre x360 nga HP

Prezantohet modeli i ri ilaptopëve të konvertueshëm Spectre x360 nga HP

Modeli 15-inç mund të përshtatet me procesorë me gjashtë bërthama të gjeneratës së tetë dhe ka një dizajn të ri termal për ftohjen e procesorit dhe kartës grafike opsionale GeForce GTX 1050 Ti Max-Q.

Edhe njëherë tjetër HP rifreskoi laptopët e konvertueshëm Spectre x360.

Modelet Spectre x360 13 dhe 15 vinë me deri në 22.5 orë jetëgjatësi baterie, 37% përmirësim krahasuar me modelin e kaluar.

Modeli 13-inç vjen me LTE të klasit Gigabit. Të dy laptopët kanë një funksion privatësie i cili elektrikisht ç’aktivizon kamerën.

Modeli 15-inç mund të përshtatet me procesorë me gjashtë bërthama të gjeneratës së tetë dhe ka një dizajn të ri termal për ftohjen e procesorit dhe kartës grafike opsionale GeForce GTX 1050 Ti Max-Q.

Bateria e tij nuk arrin më shumë se 17.5 orë. Spectre x360 15 ka dy prota Thunderbolt 3 dhe blerësit mund të zgjedhin mes dy ekraneve 1080p ose 4K.

Të dy dalin në shitje në Nëntor duke filluar nga 1,150 dollarë për Sepctre x360 13 dhe 1,390 dollarë për modelin 15-inç.

Sistemi i tretë i prezantuar nga kompania është EliteBook x360 14 inç i cili gjithashtu ka LTE Gigabit dhe deri në 32GB RAM e 2TB memorie të brendshme.

Ai do të shitet për 1,499 dollarë me procesorët e gjeneratës së tetë Intel.