Fjalë Kyçe

Samsung avancon teknologjinë e mbushjes së shpejtë të baterisë në smartfonë

Samsung avancon teknologjinë e mbushjes së shpejtë të baterisë në smartfonë

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, mund të jetë duke punuar në përfshirjen e teknologjisë së mbushjes së shpejtë të baterive në smartfonët e tij të ardhshëm, sipas një postimi në Twitter nga llogaria e famshme Ice Universe. Me sa duket, kjo teknologji e re do të debutojë në smartfonin e ardhshëm të avancuar të kompanisë, i cili pritet të quhet Galaxy S10.

Postimi nuk përfshinë asgjë specifike, thjeshtë në të shkruan se përdorimi i teknologjisë së Samsungut për mbushje prej 15W do të “bëhet histori”, transmeton Koha.net. Një postim tjetër në Twitter konfirmon se rrugës është një teknologji e re për mbushje të shpejtë të baterive, por nuk i ka qartësuar gjërat.

Ky avancim mund të jetë një përpjekje kundër kompanisë kineze OnePlus. Së fundmi, kjo kompani ka debutuar teknologjinë Warp Charge në supersmartfonin OnePlus 6T McLaren Edition, e cila mund të mbushë baterinë e këtij telefoni deri në 50 për qind për vetëm 20 minuta, shkruan neowin.

Gjithashtu, së fundmi kanë qarkulluar shumë spekulime në lidhje me Galaxy S10 në të cilat thuhej se Samsung është duke ndryshuar gjërat në mënyra të ndryshme. Do të etiketojë debutimin e ekranit të tij Infinity-O në serinë Galaxy S, duke përfshirë një total prej 6 kamerave varësisht nga modeli dhe po ashtu duket se do të mbështesë rrjetin 5G. Smartfonët e ardhshëm të Samsungut, po ashtu, do të vijnë edhe me përvojën e re të ndërfaqes së përdoruesit One UI.

Samsung pritet të zbulojë më shumë detaje rreth smartfonit të ardhshëm të avancuar në muajin shkurt të vitit të ardhshëm gjatë Kongresit Botëror për Celularë (MWC), i cili do të mbahet në Barcelonë.