Fjalë Kyçe

‘Samsung’ dëshiron të blejë kompaninë që është kundër ‘Apple’

‘Samsung’ dëshiron të blejë kompaninë që është kundër ‘Apple’

Sipas spekulimeve të shumta, kompania ‘Samsung’ po kërkon ta blejë kompaninë izraelite ‘Corephotonics’.

Vlera e kësaj kompanie shkon deri në 150 milionë dollarë, transmeton Indeksonline.

‘Corephotonics’ merret me modulin e zmadhimit të kamerave. Së fundmi ata janë duke punuar në zmadhimin e kamerave deri në 25x.

Kompania izraelite së fundmi ka hapur çështje gjyqësore kundër ‘Apple’ pasi që pretendon që ka shkelur patentën e kamerës së dyfishtë.