Aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, dyshohet se ka të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, më saktësisht tek Ura e Madhe. Siç ka mësuar IndeksOnline, nga aksidenti ka të lënduar. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe emergjente. Një nga të lenduarit është bartur me autoambulancë në spital. Aksidenti ka ndodhur në ora 14:45, ndërsa në të janë përfshirë dy vetura të tipit Volkswagen, ku njëra nga to ka dalur nga rruga.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed